Zhvillimi Urbanistik i Qytetit Mesjetar të shek. 15-19-të

Zhvillimi Urbanistik i Qytetit Mesjetar të shek. 15-19-të

Me gjithë anën negative që pati pushtimi turk, duhet përmendur se shteti shqiptar kishte arritur një shkallë të rëndësishme zhvillimi.

Gjatë shek. 17 -të, pazaret u transformuan në qendra të mirëfillta shkëmbimi dhe prodhimi.

Shek. 19 -të shënon një rritje të mëtejshme të qyteteve shqiptare.

Shkodra njohu një proces zgjerimi, në zonën ku shtrihet sot, duke iu larguar kalasë, e cila humb çdo funksion në mesin e shek. 19 -të. Rritje të bujshme ka dhe Korça, me qendër tipike zejtaro-tregtare.

Qyteti mesjetar klasifikohet sipas dy kritereve:

1. Qytete që lidhen me fortifikimet, si: Berati, Gjirokastra etj.
2. Qytete që shtrihen në terrene të rrafshët ose të pjerrët si: Tirana, Kavaja, Elbasani.

Qytetet me kështjella janë dhe qytetet më të lashta, por dhe me të zhvilluarat. Fillimisht qyteti është i lidhur me fortifikimin, por më vonë me lindjen e varosheve.

Një karakter tjetër kanë qendrat qytetare apo lagjet në terren të rrafshët.

Ndërtimet janë të rralla, me troje të mëdha dhe të rrethuar me mure të larta. Banesa shumë rrallë merr pjesë në formulimin e rrugës. Qetësia kompozicionale këtu thyhet vetëm nga ndërtimet e kultit mysliman. Dasitë fetare janë pasqyruar gjithashtu në qytetin shqiptar mesjetar. Gjelbërimi është karakteristikë tjetër e qytetit të asaj kohe. Veçanërisht në lagjet me terren të aksidentuar, gjelbërimi bën lidhjen e ndërtimeve me trojet në mënyrë të natyrshme, duke theksuar karakterin monumental të saj.

Në gjëndjen e sotme, qytetet muze të Beratit, Gjirokastrës, (të dy këto qytete mbrohen nga UNESCO) si edhe qendrat historike të Elbasanit dhe Korçës, i përgjigjen në kompozim urbanistik arritjeve të shek. 18 - 19 -të.

www.klimanaturali.org